Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë njëri nga çiftet e estradës të cilët shpesh janë komentuar në media se janë ndarë.

Çifti kanë 14-të vite martesë së bashku dhe shumë rrallë mund t’i shohim së bashku madje ata nuk publikojn asnjëherë imazhe ose video me thënë shkurt momente të jetës së tyre së bashku dhe kjo ka bërë të shkaktojë dyshime për krizë në martesën e tyre.

Lidhur me këtë, Nora foli për herë të parë.

‘Unë i respektoj shumë gazetarët dhe i kam koleg mirëpo kur është një lidhje e gjatë, një martesë e gjatë patjetër që ka ulje-ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë‘, u shpreh Nora.

MUND TË JU PËLQEJNË