Në moshën 18-vjeçare, Nora Istrefi u përball me humbjen më të madhe, kur babai i saj ndërroi jetë. Duke folur për të në një intervistë për “Mirage”, Nora u emocionua shumë dhe u përlot.“Isha 18 vjeç kur babi u nda nga jeta ime dhe e gjithë familjes. Kam kujtime të mira pafund. Ka qenë një njeri i qetë, unë i kam ngjarë shumë. Ka qenë babi më i mirë, jo sepse ka qenë babi im, por më ka përkrahur shumë.

Gjatë fillimit të karrierës gjithmonë shkoja në koncerte me të. Kurrë s’më ka bërtitur, e kam pasur si shok dhe ka qenë humbja më e madhe për mua dhe familjen. Nuk kam pasur dëshirë të flas për këtë temë sepse mërzitem shumë. E kujtoj me shumë nostalgji si babi më i mirë që ka ekzistuar dhe ka qenë humbja më e madhe që kam përjetuar deri tani”, u shpreh Nora me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhej.

Por krahas kësaj, Nora Istrefi foli edhe për marrëdhënien me Robert Berishën, pasi së fundmi u përfol se çifti janë ndarë, mirëpo Nora hodhi poshtë gjithçka. Ajo tha se me Robertin janë më të dashuruar se kurrë, dhe se çdo gjë mes tyre është në rregull.

MUND TË JU PËLQEJNË