Këngëtarja e njohur Nora Istrefi po vazhdon të shfaq para publikut imazhe impresionuese siç di ajo.

Nora është dalluar gjithmonë për linjat trupore dhe paraqitjet joshëse, shpesh edhe provokuese, shkruan “Kosovarja”.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, lajm ky që bëri bujë në mediat rozë, këngëtarja nuk po i ndal shëtitjet e argëtimet.

Sa shfaqet në një vend, sa në tjetrin duke u relaksuar, ku tregon se po vazhdon jetën e lumtur.

Së fundi Nora ka publikuar një storie në Instagram, ku dikush ia ndali ushqimin në ‘fyt’ për t’ia bërë një fotografi.

Ajo nuk e pati problem që këtë fotografi në këtë gjendje ta ndajë me ndjekësit e shumtë që e përcjellin në rrjetet sociale./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË