Ditën e djeshme një foto e publikuar nga Mevlani bëri xhiron e rrjetit. Ai shfaqej në shtrat me Aristelën, teksa kokën e kishte vendosur në prehrin e saj. Nisur nga kjo, kudo po përflitet se dyshja janë të lidhur.
Mirëpo, ndonëse sot shihen shumë të afërt, vetëm pak javë më parë Aristela tha se Mevlani e ka zhgënjyer. E ftuar në “Top Arena”, ajo tha se ish-konkurrenti i “Përputhen” është një njeri ndryshe nga çfarë hiqet.
“Mevlani më ka zhgënjyer. Kur erdha në fillim mendoja se është uauu, kisha atë pëlqimin nga televizori, pastaj duke e njohur nga afër mendoj që kishte disa ndryshime të vogla”, është shprehur Aristela.