fbpx

“Nuk do bëjmë dashuri para kamerave”, Hoxhë Ahmet Kalaja mbulon Ilnisën me shami

nga Revista Kosovarja

Hoxhë Ahmed Kalaja ka qenë i ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin. Në një moment të intervistës, Ilnisa i tha Hoxhës që ka një shami me vete dhe dëshironte që t’ia vendoste.

“Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?”, e pyeti Ilnisa Hoxhën, i cili mendoi se përfundoi intervista, mirëpo moderatorja i tha më tej do të bëjnë muhabet më pas, kur ajo do të mbante mbi kokë edhe shaminë.

Kur përmendi fjalën “muhabet”, Ilnisa i tha se është fjalë arabe dhe e pyeti se “çfarë do të thotë?’. Hoxha iu përgjigj menjëherë “dashuri” dhe më pas me humor shtoi: “Por nuk do bëjmë se jemi para kamerave”.

Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?

Ahmed Kalaja: Po prit, tani?

Ahmed Kalaja: Mbaruam?

Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?

Ahmed Kalaja: Po.

Ilnisa Agolli: Çfarë do të thotë muhabet?

Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave.

Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?

Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi.

Ilnisa Agolli: E kam blerë në Stamboll.

Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]