Fero është një nga reperat më të rinj në tregun e muzikës shqiptare.

Reperi ka publikuar disa këngë. Ndërsa nga publiku njihet për tipin e tij “gangster’.

Kujtojmë se pak kohë më parë ai u mbajt në paraburgim pasi u përfshi në një sherr.

Ndërkohë askush deri më sot nuk e dinte se ç’bënte Fero me jetën e tij para se të bëhej i famshëm.

Në fotot e publikuara nga gazeta Metro, 2 vjet para se të bëhej i njohur Fero ka punuar në një ëmbëltore.

Padyshim që askujt nuk i shkontë ndërmend se këtë punë mund ta bënte reperi duke e krahasuar me karakterin e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË