Vala

Shumicen e kohës mendojmë që të jesh i shëndetshëm kërkon shumë kohë, mund dhe para. Por në të vërtetë, ju mund ta përmirësoni shumë shëndetin tuaj duke përdorur disa përzierje të lehta në baza ditore.

Produktet ushqimore të ndryshme, sidomos perimet, uji, kafeja e shumë të tjera, ndikojnë shumë në shëndetin tuaj.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë 4 mënyra të lehta, të cilat janë në dobi të shëndetit tuaj.

1.Përdorni lëngun e rrushit që të shëroni migrenen tuaj

Nëse vuani nga migrena dhe kërkoni mënyra më të lehta për të shëruar dhimbjen që vjen nga ajo, atëherë lëngu i rrushit është zgjidhja për këtë.

Duke marrë parasysh se rrushi është i pasur me vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë B2, mund të ndalojë migrenën në organizmin tuaj.

2. Humbisni kilogramë të tepërta duke konsumuar limon dhe ujë të kripur

Është një fakt që dihet tashmë se uji me limon është shumë i shëndetshëm për organizmin. Mirëpo, limoni dhe kripa janë ‘dy përbërës magjik’ që ndihmojnëjsë në largimin e toksinave nga trupi juaj dhe iu bëjnë që të humbisni kilogramët e tepërta.

3. Pini më shumë kafe për një fshikëz të tëmthit të shëndetshme

Ndonëse shumë herë thuhet se kafja është pjesë e një diete jo të shëndetshme, ajo në fakt është shumë e mirë për organizmin tuaj.

Një prej dobive kryesore që vjen nga konsumimi i rregullt i kafesë, është që ajo e bën fshikëzën e tëmthit më të shëndetshme.

4. Pastroni dhëmbët tuaj duke përdorur fruta

‘Gjëja më e mirë që një njeri mund të veshë, është buzëqeshja’, është kjo një thënie që e dëgjojmë shumë shpesh.

Por, ndonjëherë buzëqeshja juaj mund të duket ‘paksa e verdhë’. Por mos u shqetësoni, për këtë mnd të përdorni fruta dhe perime.

Dredhëzat, mollët dhe portokallët janë frutat të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e gojës tuaj, e sidomos dhëmbëve.

MUND TË JU PËLQEJNË