Është njëri nga serialet që ka zgjuar shumë interesim.

“Mos ma lësho dorën” titullohet seriali i njohur që këtë kohë po transmetohet në në ekranin e RTV21.

Një serial me rrëfim të veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme, që po mban zgjuar kurreshtjen e njerëzve që ta shikojnë çdo episod.

Aktorja e cila ka rrëmbyer vëmendjen që nga fillimi i serialit është edhe Cemre Baysel në rolin e “Melisës”, motrës së Xhenkut.

Edhe pse e re në moshë Cemre po vlerësohet shumë nga regjisorët turk për profesionalizmin e saj gjatë aktrimit.

Duke u bazuar në biografinë e saj në internet, aktorja ka lindur më 5 shkurt të vitit 1999 në Izmir të Turqisë, që do të thotë se Cemre tani ka 20 vjet.

“Melisë” aktualisht është duke vazhduar shkollimin e saj në Universitetin Ege, në departamentin e pikturës për mësimdhënie.

MUND TË JU PËLQEJNË