Një ndër femrat më të bukura shqiptare, Almeda Abazi, karrierën e nisi në vitin 2007, atëherë kur u shpall “Miss Tirana”.

Një vit më vonë, 27-vjeçarja u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë dhe kjo i hapi rrugën drejt suksesit, e përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Globe”. Krahas suksesit në këtë fushë, bukuroshja korri suksese të mëdha edhe në fushën e kinematografisë.

Ajo e luajti me shumë përkushtim rolin e saj në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.

Bukuroshja gjithmonë ka pranuar se ka ndërhyrje estetike në hundë dhe se kjo nuk paraqet ndonjë pengesë për të. Vlen të përmendet se Almeda mori pjesë edhe në filma, si: Konak, Show Business dhe në serinë TRT të quajtur Ayrılık.

Almeda në Shqipëri gjithashtu u pa edhe në rolin e prezantueses, në festivlain “Kënga Magjike” si dhe prezantoi edicionin e 7-të të “Dancing with the stars Albania”, përcjell rtv21.tv

Bukuroshja shqiptare veten e kishte provuar edhe si këngëtare në një shou televiziv turk teksa kishte kënduar së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolghan Sayisman.

Para një viti ajo publikoi bashkëpunimin e parë me artistin e mirënjohur turk, Burak Yeter. Kënga titullohet “Alabama”.

MUND TË JU PËLQEJNË