Rrezarta Shkurta ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar bashkëshortin.

Dita e sotme është shumë e veçantë për Rezarta Shkurtën dhe Ermal Hoxhën, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase me këtë datë, Ermali feston ditëlindjen, ndërsa partnerja përmes një postimi në InstaStory e ka uruar atë me fjalë zemre.

Këtij urimi, ajo ia ka shtuar edhe një fotografi, në të cilën shfaqet Ermali duke i dhuruar puthje në ballë Rezartës.

“Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk, kujtoj ditët që kalova, dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falënderoj zotin që të solli në jetën time… Nuk e di a e meritoj energjinë e pastër që më dhuron pa kushte, nuk e di a të meritoj ty, i cili je gjëja me e bukur që mund të më ndodhte… Gëzuar ditën e lindjes gjysma ime! Të dua në çmenduri”, ka shkruar ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË