Sonte është duke u zhvilluar puntata e fundit e sezonit të dytë të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, i cili pritet të rikthehet në janar me sezonin e ardhshëm.

Regjisori Eduart Grishaj ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me moderatoren Arbana Osmani ku dhe i dedikon disa fjalë të ndjera.

‘Sonte ulim siparin e këtij sezoni, do rikthehemi edhe më të fortë.  Arbana ti je emisioni dhe suksesi.

Faleminderit të gjithëve’,shkruan Eduarti.

Kujtojmë që prej disa kohësh çifti po përfliten se janë në një lidhje, por asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar.

MUND TË JU PËLQEJNË