Monika dhe Fifi janë gati për një tjetër lojë.
Këtë herë, aktorja i ka kërkuar leje produksionit që të fshehë makinerinë e kafesë dhe aprovimin e mori.
Më tej ajo i kërkoi ndihmë Fifit dhe disa prej banorëve për të nisur menjëherë me zbatimin e planit.
Për t’u kujtuar është edhe fakti se një lojë e organizuar nga Monika dhe Fifi javën që kaloi u bë shkak i shumë ngjarjeve në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ato u shtirën sikur kishin konflikte për disa ditë duke përdorur tone të larta. Pika kulminante arriti kur Semi u prek nga një krizë paniku, e cila u pasua me debate e ndarje në grupe të banorëve.