Aktorja e mirënjohur turke, Beren Saat, rrëmbeu dashurinë e shikuesve që nga fillimi i serialit “Fatmagyl”.

Ajo është shumë e veçantë në stilin e saj të aktrimit, kështu duke u bërë një ndër aktoret më të kërkuara në Turqi. Ani pse duket shumë e re në pamje, bukuroshja turke ka 35 vjet. Ajo u lind në Ankara të Turqisë, ku edhe filloi hapat e parë në aktrim.

Përveç rolit të “Fatmagylit”, ajo njihet edhe për rolin e saj në serialin ”Kosem” . Seriali ”Kosem”, përveç historisë dhe ngjarjeve interesante që zhvilloheshin, pati shikueshmëri të madhe edhe për faktin se ajo në një periudhë rolin kryesor, pra të sulltaneshës Kosem.

Ndërsa pas një periudhe, rolin e saj e luajti po ashtu një aktore tjetër mjaft e njohur për publikun, Nurgul Yesilcay. Por, këto dy aktore nuk ishin të vetmet që e luajtën këtë rol, pasiqë ai ndahej në periudha të caktuara.

Së fundi aktorja ishte në krye të mediave turke, që po raportojnë për ndarjen e saj nga bashkëshorti. Qe disa muaj po qarkullon lajmi se çifti i njohur turk i ka dhënë fund martesës së tyre disavjeçare./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË