Vala

Nga një politikan i dëgjueshëm, në një politikan të papërgjegjshëm! Ky është profili i presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi, i pakënaqur me politikat e BE-së karshi Republikës së Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Hashim Thaçi, pas një varg dështimesh politike në vend dhe lëshimesh karshi Serbisë në dialogun e Brukselit, po shfaqet në opinion si një projektues i bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kurrë më parë ka marrë hov “patriotik” ta bëjë lojën e bashkimit kombëtar.

Besohet ta ketë kuptuar gabimin e nënshkrimit të asociacionit serb në Bruksel, besohet ta ketë kuptuar edhe gabimin e diskutimit të korrigjimit të kufirit me Serbinë, apo shkëmbimin e territorit, si dhe besohet ta ketë kuptuar edhe më mirë dështimin e liberalizimit euforik të vizave!

Hashim Thaçi tash i është përveshur idesë së bashkimit Kosovë-Shqipëri, ide që do të harrohet sikur edhe të tjerat, për të cilat i kishte përveshur mëngët z. Thaçi!

Lë për t’u befasuar fakti se si presidenti i Kosovës e bën kaq të kollajshëm bashkimin me Shqipërinë, duke shkelur projektin e Marti Ahtisarit, që thotë qartas se Kosova nuk mund të ndahet e as të bashkohet me asnjë shtet tjetër, projekt i cili edhe rezultoi me pavarësinë e Kosovës.

Me idenë për bashkimin kombëtar, presidenti po sillet rreth ndarjes së Kosovës, duke treguar se nuk e ka lënë ndarjen, por e ka ndryshuar strategjinë e veprimit për të dalë te plani i ndarjes së Kosovës.

Ai e di se Kosova dhe Shqipëria, nëse duan të bashkohen, do të ndodhte mbi bazat e dëshirave të shqiptarëve, por këso dëshirash kanë edhe popujt e tjerë në Ballkan, që duan të kenë shtete etnike.

Andaj, Presidenti ynë duhet të heqë dorë nga këto lojëra dhe ta kryej detyrën e vet prej presidenti.

Por, edhe një gjë duhet të thuhet: Sa më shumë që ai po ideon këso projektesh, aq më pak do ta ketë besimin e qytetarëve të Kosovës, kur të vjen koha e zgjedhjes së presidentit nga populli!

Ai ka lansuar, së fundi, edhe akuza ndaj Sali Berishës, gjë që nuk i bëjnë mirë as atij e as marrëdhënieve me Shqipërinë! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË