Në Big Brother Vip banorët përjetojnë momente të ndryshme.
Herë momente gëzimi e herë edhe momente trishtimi, varet nga situatat që zhvillohen brenda në shtëpi.
Jo rrallë herë Trixa dhe Donaldi janë hidhëruar me njëri-tjetrin, ngjashëm siç ndodhi së fundmi herë.
Trixa e cila konsiderohet edhe mjaft e llastuar shpesh nervozohet me Donaldin edhe për arsye krejt të vogla.
Ajo sot është mërzitur me të vetëm se i ka marrë qengjin, të cilin bashkë me kafshët tjera i solli Vëllai i Madh në shtëpi në kuadër të provës javore.
Trixa iu ka treguar banorëve se pse është e mërzitur dhe kaq ka mjaftuar që ata të plasin së qeshuri.
View this post on Instagram