Vala

Përbërësit

200 gr gjethe hithrash të freskët

2 qepë të reja

3 vezë

2 lugë gjelle fara liri të bluara

curry

rukola

Udhëzimet

Hapi 1 

Hithrat i lajmë e pastrojmë mirë. Më pas i grijmë imët.

Hapi 2 

Në një tigan fërgojmë qepët e reja. Shtojmë edhe hithrat.

Hapi 3 

Vezët i rrahim me tel kuzhine duke ua shtuar farat e bluara të lirit e curryn.

Hapi 4

Shtojmë kripë e piper.

Hapi 5

Vezët i hedhim mbi qepën e hithrat e fërguara. Tiganin e mbulojmë me kapak për pak kohë derisa të piqen vezët në zjarr të ngadalshëm.

Hapi 6

Gjatë shërbimit shtojmë edhe rukolën, e cila i jep një shije të veçantë vezëve të përgatitura në këtë mënyrë.

MUND TË JU PËLQEJNË