Vala

Opozita beson se mund ta dërgojë vendin në zgjedhje në nëntor të këtij viti.

Deputetët e opozitës presin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor të këtij viti, pas përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor në disa subjekte politike, me ç’rast, siç thonë ata, do të rrëzohet Qeveria “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvend, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Subjektet politike opozitare nuk pritet ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvend pa përfunduar procesi zgjedhor brendapartiak, në të cilin proces ndodhen aktualisht Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), por edhe partneri i madh i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Të dy këto parti të mëdha parlamentare janë duke i zhvilluar zgjedhjet e brendshme, të cilat janë karakterizuar me pakënaqësi të ndryshme, madje edhe me përleshje fizike mes anëtarëve të disa degëve partiake.

Javë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur iniciativën për rrëzimin e Qeverisë në bashkërendim me drejtuesit e dy subjekteve tjera opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe Partinë Socialdemokrate, ndonëse kjo e fundit në disa raste e ka përkrahur qeverinë “Haradinaj” në Kuvend.

MUND TË JU PËLQEJNË