Modelja e famshme, Oriola Marashi njihet për tiparet perfekte trupore që posedon dhe shumë ia kanë lakmi.
Bukuroshja shqiptare për një kohë të shkurtër falë bukurisë që posedon ka arritur të bëhet shumë e kërkuar nga markat e njohura, shkruan “Kosovarja”.
Ajo këto ditë ndodhet me pushime në Brazil dhe ka ndarë me ndjekësit e saj pamje nga atje.
Sot ajo është surprizuar nga një shqiptar në Brazil, i cili i ka shkruar asaj një kompliment, që do ta bënte të lumtur secilën vajzë.
“Je femra më e bukur në rruzullin tokësor.” shkruan në letrën që një fans i ka dhuruar asaj, dërguesi siç vihet re nga emri (Kevin) është djalë.
Kujtojmë se Oriola Marashi është në lidhje dashurie me futbollistin kosovar, Eros Grezda./Kosovarja/