fbpx

Osmani me Sekretarin e NATO’s dhe kryeministrin holandez: Përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një foto në profilin e saj në Facebook, ku është shfaqur së bashku me Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, si dhe me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Osmani ka thënë se të dy këta janë përkrahës të fuqishëm të paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof’’, ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]