Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Osmani: Po e ndërtoj dritaren time , e cila do të bëjë shumë dritë

nga Revista Kosovarja

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka konfirmuar se po formon një parti të re, me njerëz të rinj.

Osmani në intervistë me Çim Pekën e ka lënë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojë me parti të re.

“Në vend që të përdor dritaren ekzistuese, po e ndërtoj timen, e cila do të bëjë shumë dritë”, tha ajo.

Pyetur nga gazetari shqiptar se a do të ketë një “listë Osmani” në zgjedhjet e ardhshme, ajo e la të hapur një mundësi të tillë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, Osmani ka thënë se është personi i parë që u përjashtua nga Lidhja Demokratike tash e 30 vjet, ajo përjashtoi çdo mundësi që të garojë prap me këtë parti./Metro

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]