Majlinda Zeka është bukuroshja e showbizit, popullariteti i së cilës u rrit pas lidhjes së dashurisë me reperin Majk.

Ndërsa fama dhe vëmendja e publikut për të po vazhdon të rritet sot e asaj dite, duke e bërë nga femrat më të komentuara të estradës, shkruan “Kosovarja”.

Ajo komentohet për jetën e luksit që bën dhe shëtitjet në vende të ndryshme, ku kryesisht shoqërohet nga djali i saj Roani.

E të gjitha aktivitetet ajo nuk heziton ti ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Shfaqet joshëse me veshje të shkurtra ku vë në pah linjat perfekte të trupit. E nga këto imazhe bie në sy një detaj që nxit kureshtje.

Majlinda kudo që është, si në plazh, në restaurante të ndryshme apo edhe në shtëpi, qoftë me veshje elegante po sportive, ajo me vete mbanë gjithmonë një qafore në formë fluture.

Nuk dihet në ç’kuptim e mbanë apo nga kush e ka dhuratë, por me gjasë ka shumë vlerë për të, pasi nuk e heq asnjëherë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË