Kosova sonte ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Qipros, për të marrë kështu fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Pas kësaj fitore të thellë, reagoi edhe kryetari AKR-së , Behgjet Pacolli , i cili përmes rrjeteve sociale përgëzoi lojtarët për fitoren, por ai ka edhe një kërkesë: Ne Dardanëve, duhet t’u kerkojmë falje dhe njëkohësisht t’u
themi faleminderi që sot na e zdritët fytyrën .
Postimi i plotë
Sa mirë e sa keq,
Sa mirë që Kosova fitoi sot në Larnaka me rezultat 4:0.
Sa keq që nuk munda ta ndjek lojën. Sapo aterrova pas një udhëtimi të gjatë. Në aeroplan nuk punonte interneti dhe nuk kisha asnjë mundësi të lidhesha me botën.
Siç duket, u ngutëm kur kritikuam ekipin tonë për humbjen ndaj Rumanisë.
Ne, DARDANEVE , duhet t’u kërkojmë falje dhe njëkohësisht t’u themi faleminderi qe sot na e zdritet ftyren!!!