Futbollisti i njohur kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani të dielën i ka dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij, Herolinda kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore me rreth 400 të ftuar.

Në dasmën e Lenjanit kanë marrë pjesë emra të njohur, të fushave të ndryshme, të cilët kanë publikuar pamje të shumta nga dasma e futbollistit, shkruan rtv21.tv Përveç tyre, imazhe tejet të bukura nga dasma ka publikuar edhe vetë Lenjani për ndjekësit e tij të shumtë në instagram.

“14.07.2019”, ka shkruar Lenjani krahas fotografive të publikuara për 103 mijë ndjekësit e tij. Në dasmën e Lenjanit, së bashku me Medën ka kënduar edhe këngëtarja e mirënjohur, Vjollca Haxhiu./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË