Të lënduara tri vajza nga Kosova, pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti mes dy veturave në Shqipëri.Mediat në Shqipëri raportojnë se tri vajza nga Kosova kanë mbetur të lënduara në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven.
Sipas njoftimit të mediave në Shqipëri, të lënduar nga ky aksident kanë mbetur: A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.
Tre personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.