Armie Hammer dhe Elizabeth Chambers janë ndarë pas 10 vitesh martesë.
Çifti i famshëm njoftuan lajmet në Instagram me një deklaratë të përbashkët dhe një foto ku shihen bashkë.
“Trembëdhjetë vjet si miqtë më të mirë, shokët e shpirtit, partnerët dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por së bashku, ne kemi vendosur të kthejmë faqen dhe të ndahemi, “tha ata në deklaratë.
Ata shtuan, “Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si bashkë-prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia e jona. Ne e kuptojmë se ky lajm i jep dialog publik, por në interes të fëmijëve tanë dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe po kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri. “
Armie dhe Elizabeth u martuan në maj 2010 dhe ata kanë dy fëmijë së bashku – vajzën pesë vjeçare Harper dhe djalin tre-vjeçar Ford.
Familja kishte kaluar muajt e fundit në Ishujt Kajman gjatë karantinës. Gjatë kohës që ndodheshin në ishull, çifti festuan përvjetorin e 10-të të martesës.