Martesa disa vjeçare e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ka marrë fund përfundimisht.

Lajmi për ndarjen e tyre ka lënë të gjithë gojëhapur, sidomos pas deklaratës së Robert Berishës, i cili ishte ai që bëri këtë konfirmim për ndarjen e tij me Norën, shkruan Kosovarja.

Kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë, veçanërisht për faktin që në mes tyre ekziston një lidhje e përjetshme e cila është vajza e tyre Renne.

Por, në këtë pjesë duket se në këtë pjesë kanë arritur një marrëveshje mjaft të mirë, pasi që Roberti kohë pas kohe viziton të bijën dhe del në shëtitje me të.

Madje, hiç më larg se sot Roberti pas dhënies së lajmit se ai dhe Nora Istrefi i kanë ndarë rrugët e tyre, Berisha ka udhëtuar për në Rugovë. Ai, bashkë me të bijen po relaksohen duke soditur natyrën e bukur të bjeshkës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË