Vala

Prej disa ditësh, reperi Fero dhe modelja shqiptare Arbenita Ismajli u nisën për pushimi në ishullin e Kretës, ku dhe u tha se do të xhironin për klipin e ri të reperit në të cilin Arbenita do të ishte protagoniste.

Ata publikuan vazhdimisht foto dhe video nga pushimet romantike ku treguan edhe një herë se janë shumë të dashuruar. Por sot të gjithë fansat e tyre janë shokuar pasi Arbenita dhe Fero e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, madje bukuroshja brune ka fshirë të gjitha fotot me reperin e njohur.

Kjo gjë ka mjaftuar që të gjithë të aludojnë se lidhja mes tyre ka marrë fund, ose çifti ka pasur ndonjë zënkë. Kujtojmë që vetëm pak javë më parë Fero deklaroi se ishte ndarë nga Arbenita.

MUND TË JU PËLQEJNË