Reputacioni i tyre vjehrrë e re, po del të jetë më i përfoluri dhe njëkohësisht më i dashuri për publikun, shkruan Kosovarja.

Flasim për Shyhrete Behlulin dhe renë e saj Leartën, që të dyja dy emra mjaft të mediatizuar e të kërkuar në mediat rozë.

Ato përveç kësaj, njihen edhe për jetën luksoze që bëjnë, pushimet e tyre në vendet më të bukura të botës nuk kanë kaluar pa u komentuar.

Nuk ka shume ditë, ishte Learta ajo e cila kishte shkuar për pushime në Turqi me burrin e saj Kushtrimin.

E, natyrisht që lëvizjet e saj si gjithmonë u përcollën me mjaft kureshtje.

Me gjasë ajo dhe vjehrra saj pushimet i paskan bërë me rend.

Sot, është Shyhretja ajo e cila me anë të disa storieve në Instagram ka treguar se gjendet në Turqi.

Lirshëm mund të themi, se re e vjehërr nuk është se e paskan pikë të përbashkët vetëm muzikën, por edhe shijen e njëjtë për pushime.

Përndryshe, edhe Learta ia thotë mirë këngës kryesisht zhanrit soprano, para rreth 5 muajsh në Bibliotekën Kombëtare pat mbajtur koncertin e saj solistik. / Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË