I pari i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medalje presidenciale, Imer Gashin kultivues të muzikës folklorike.Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se Gashi është ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare.

Thaçi më tutje shtoi se me këngë dhe pushkë frymëzoi gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut.

“Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut”, shkruan ai.

Ai përfundoi shkrimim e tij duke thënë se familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

MUND TË JU PËLQEJNË