Aeroplani që u nis sot me linjën Prishtinë-Shtutgart u kthye në pistë pas 30 minutave që u ngrit në ajër.
Burime të Gazetës Insajderi kanë treguar se aeroplani kishte një defekt teknik dhe është ulur pas 30 minutave.
Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se brenda aeroplanit disa pasagjer ishin alivanosur.
Insajderi ka tentuar te kontaktojë edhe me zëdhënesen e ANP-së, Valentina Gara por e njejta nuk ishte e qasshme.