Pasi pagoi faturat, gruaja u tregoi punëtorëve në postë se ishte e infektuar me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Zyra postare u mbyll dhe u thirr një epidemiolog. Kreu i Mbrojtjes Civile të Zagrebit të Ri, Valentin Rajkoviq, tha për HRT se gruaja duhet të kishte qenë në izolim.

“Në mëngjes, ajo erdhi të paguante faturat dhe kur i mbaroi, ajo tha se ishte e infektuar me koronavirus dhe se gjithçka duhej të dezinfektohej”, tha Rajkoviq.

Ai gjithashtu tha se atyre u ishin dhënë urdhra që të rendisnin të gjithë personat që ishin në postë në atë moment dhe do të vendoseshin në izolim. Ndryshe , në Kroaci numri i të infektuarve ka arritur në mbi 1 mijë e 200.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]