Cristiano Ronaldo është future në librin e rekordeve ‘’Guinness’’, duke thyer rekord me golat e shënuara gjatë periudhës 2003 -2021.
Ky lajm ka gëzuar tej mase futbollistin e njohur, i cili e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e shumtë në rrjete sociale.
“Faleminderit “Guiness World Records”. Gjithmonë mirë të njihesh si thyerës i rekordeve botërore. Le të vazhdojmë të përpiqemi t’i vendosim numrat edhe më të larta!”, ka shkruar futbollisti krahas postimit.
View this post on Instagram
Ditë më pare Ronaldo u bë edhe personi i parë në histori që Mbretëresha Elizabet i kërkon fanellën me autograf pas firmosjes së kontratës me klubin Manchester United pjese e të cilit ishte në fillimet e karrierës.