Rep artisti, Betim Januzi, i njohur si Buta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur kohë më parë, ku dyshohet se vëllai i tij vrau 30-vjeçarin, Gazmend Hyseni.
Reperi tha se shpreh keqardhje për ngjarjen e rëndë dhe se ka anuluar koncertet në shenjë respekti ndaj familjes së viktimës, shkruan Kosovarja.
“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”, shkroi ai.