Ka filluar vazhdimi i seancës së kaluar plenare e në të cilën kanë mbetur për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare.
Hekuran Murati në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
Kjo pasi që sipas tij, kjo qeveri është ilegale dhe rrjedhimisht ka bërë që në mes të pandemisë të shkarkohet qeveria Kurti.
Poashtu edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk i voton këto marrëveshje.
“Në vend se t’i sillni këto ligje para sa seancave, merreni me tema që nuk janë shumë urgjente, pse nuk i sillni këto ligje, cilat janë prioritetet e juaja. Sot po vërtetohet ajo që po e themi që sa kohë që kjo qeveri ashtu si edhe LDK e LVV janë dy anë të së njejtës monedhë, sepse qasja e tyre ka qenë e njejtë edhe në të kaluarën.
Mirë që kanë ardhë këto marrëveshje, por, prioritetet duhet të jenë tjera, në këtë rrjedhojë mos pritni votë nga PDK’ja, sepse nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimeve 2.0″, ka thënë Krasniqi.