Vala

Specialistët tregojnë disa shqetësime të fëmijëve sipas moshës së tyre. Këto pikë do t’i ndihmojnë prindërit që ti kuptojnë më mirë fëmijët në disa situata që më përpara ndoshta nuk i kanë menduar.

Specialistët tregojnë disa shqetësime të fëmijëve sipas moshës së tyre. Këto pikë do t’i ndihmojnë prindërit që ti kuptojnë më mirë fëmijët në disa situata që më përpara ndoshta nuk i kanë menduar.

Për çfarë shqetësohen fëmijët sipas moshës

0-2 vjeç

Shkëputja nga prindërit

Deri sa mbushin 8-10 muajsh, foshnjat mendojnë se diçka që largohet për pak, zhduket. Kjo është arsyeja që ata përjetojnë frikën nga shkëputja me prindin.

Zhurmat e larta

Truri i foshnjës është akoma delikat dhe i shumë i ndjeshëm ndaj ngarkesës së stimujve në këtë moshë.

Gjërat jashtë kontrollit të tyre

Kur fëmijët fillojnë të ngrihen në këmbë, ata fillojnë të përjetojnë ndjenjën e pavarësisë dhe kontrollit ndaj ambientit, ndaj çdo gjë që u del jashtë kontrollit të tyre u bën frikë.

3-5 vjeç

Frika nga errësira

Fëmijët e kësaj moshe kanë vështirësi të ndajnë fantazinë nga realiteti ndaj nëse e lidhin errësirën me diçka të frikshme, e kanë të vështirë ta kuptojnë parrezikshmërinë e saj në realitet.

Njerëzit me kostume (Babagjyshi, kllouni etj)

Fëmijët e kësaj moshe nuk ndjehen mirë me figura të panjohura.

6-11 vjeç

Qëndrimi vetëm në shtëpi

Fëmijët e kësaj moshe akoma venë në pikëpyetje mbarëvajtjen e tyre pa mamin dhe babin

Të qënurit i refuzuar

Fëmijët e kësaj moshe fillojnë të kuptojnë se është një botë e madhe aty jashtë dhe duhet të lufotjnë për të qënën të pranuar.

Frika se mos i ndodh diçka e keqe njerëzve të dashur

Fëmijët e kësaj moshe fillojnë të kuptojnë se vdekja është e pashmangshme dhe fillojnë të shqetësohen kur mendojnë se kjo mund tu ndodhë dhe njerëzve të tyre të dashur.

Adoleshentë (mbi 12 vjeç)

Imazhi i tyre

Adoleshenca është mosha kur fëmijët fillojnë pyesin “Kush jam unë dhe cili është qëllimi im në këtë jetë?”. Marrëdhëniet sociale marrin një rëndësi të madhe në këtë moshë ndërsa ndodh transferimi nga sistemi mbështetës familjar tek ai shoqëror.

Notat ose performance e tyre

Adoleshentët fillojnë të kuptojnë pasojat e dështimit dhe kjo fillon u krijon ankth, sidomos fëmijëve që janë shumë ambiciozë dhe konkurues.

Komunikimi i hapur

Adoleshentët fillojnë të kuptojnë relativisht rëndësinë e ndërtimit të pavarësisë. Nga ana tjetër ata kanë gjithmonë konflikte me veten.

MUND TË JU PËLQEJNË