Është festivali më i madh shqiptar, që mbledh në një skenë yjet e muzikës shqipe.

“Kënga Magjike” vit pas viti është konsoliduar dhe ka fituar statusin e pretenduar, duke u shndërruar në arenë këngësh cilësore dhe në një vend ku garojnë vetëm më të mirët, shkruan “Kosovarja”.

Ardit Gjebrea për 20 vite ka bërë të pa mundurën që festivali i ideuar nga ai të jetë ky që është, një sukses i garantuar.

Sonte mbahet finalja e “Këngës Magjike” dhe në garë janë artistët më eminent, duke filluar nga Aurela Gaçe e Eli Fara, Era Rusi, Flori, Ronela Hajati, Fifi e MC Kresha, Kejsi Tola, e shumë të tjerë, të cilët synojnë çmimin e madh, ndërkohë që festivali ndanë edhe një mori çmimesh të tjera, shkruan “Kosovarja”.

Kush do ta fitoj? Këtë vit publiku është ndarë në disa pjesë, pasi ka prurje kualitative, këngë mjaftë goditëse. Me gjasë trofeja do të shkojë tek Flori. A do të ndodh vërtet? Pritet për tu parë.

Këtë vit garë e fortë edhe mes të rinjëve që kanë konkurruar në kategorinë “Best Artist”, e favoritet për ta fituar këtë kategori janë Krusita dhe Uendi Mancaku.

Një është e sigurt: Ky edicion do të mbahet në mend për këngë hite./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË