Vala

E njohur fillimisht si këngëtarja më e pëlqyer për fëmijë.

E tani një emër shumë i dashur për të gjitha moshat, shkruan “Kosovarja”.

Adea Pula, ndonëse iu shkëput muzikës tash e një kohë, ajo po vazhdon të jetë pjesë e medieve, dhe publiku interesohet për secilin aktivitet të saj.

Ndiqet nga një numër i madh njerëzish në rrjetet sociale, ku komplimentohet vazhdimisht për paraqitjet e saj.

Kohë më parë Adea ka ndërruar krejtësisht stilin, duke i prerë flokët.

E tani, duket se ka ndërruar mendje.

Në një storie në Instagram Adea ka publikuar një fotografi, duke thënë se po i mungojnë flokët e gjata.

“Nganjeherë më mungojnë flokët e gjata”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.

Sido që të jetë, bukuria e saj është prezente edhe me flokë të gjata, poashtu edhe me të shkurtra, apo jo?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË