Tash e gati 50 vite, e madhje e këngës shqipe Shkurte Fejza i solli publikut vlera përmes këngëve të saj.

E po vazhdon edhe sot të jetë në krye të listes, si këngëtarja me suksesin më të madh, shkruan “Kosovarja”.

Me kalimin e kohës e viteve Shkurta ka ndryshuar edhe sa i përket pamjes fizike, por duke u rinuar secilën herë e më tepër.

Ndërkohë që në të kaluarën jemi mësuar të shohim këngëtaren me veshje tradicionale e kombëtare, viteve të fundit ajo ka ndryshuar stilin, duke ardhur çdo herë e më bukur, shkruan “Kosovarja”.

Ama gjithmonë vjen në kornizat e normales, pa e tepruar ose ekzagjeruar me veshje.

Përveç këtyre, kengëtarja gëzon një jetë të lumtur familjare si bashkëshorte dhe nënë e mirë e 4 fëmijëve të saj.

Si familje ata dalin shpesh për të kaluar një ditë apo vikend, krahas angazhimeve në karrierë.

E sonte Shkurta me bashkëshortin shihen me vajzën e tyre Gresën.

Dihet se çifti kanë raporte të lakmueshme mes vete, e sonte me shtrengimin e duarve sikur i japin besën Gresës se kështu do të qëndrojnë gjithmonë, me këtë harmoni, madje edhe kur të bëhen gjyshër./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË