Për herë të parë, gjuha shqipe futet si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit

nga Revista Kosovarja

Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe.

Lajmin e kë bërë të ditur Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe.

Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.

Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele: njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, shkruan ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]