Ndonjëherë ne fajësojmë veten për mënyrën se si e jetojmë jetën tonë, sepse ajo nuk është aq perfekte, aq sa ne do të donim të ishte

Kur flasim me miqtë tanë ose vrojtojmë në rrjetet sociale, arrijmë në përfundimin se jeta jonë është e zbehtë në krahasim me jetën e tyre. Dhe për këtë arsye ndihemi fajtorë për gjërat të cilat nuk i kemi.

Mirëpo, ju duhet të kuptoni një gjë: Askush nuk është perfekt, prandaj mjaft e fajësuat veten tuaj për gjërat që nuk i keni në dorë.

Në asnjë moment nuk duhet të ndiheni të turpëruar për gjërat që ju mungojnë ose për gjërat që keni zgjedhur të bëni në jetë. Si për shembull:

Zgjedhja e profesionit

Shumë persona priren që të turpërohen nga profesionet dhe pagesa e tyre. Presioni është më i madh është kur miqtë tuaj rriten në detyrë. Por nëse jeni të kënaqur me punën tuaj, duhet të krenoheni me atë që bëni, pavarësisht se çfarë ndodh në jetën e tjerëve.

Miqtë dhe partnerët që ju zgjidhni

Ju mund të keni një partner ose miq në jetën tuaj që njerëzit e tjerë mendojnë se nuk janë aq të mirë për ju. Por nëse ju trajtojnë mirë, nuk ka rëndësi nëse konsiderohen jo shumë të mirë për ju. Ju duhet të jeni të lumtur që ka njerëz në botë që kujdesen për ju.

Nga ke ardhur

Nëse keni turp për të kaluarën tuaj, nuk ka shumë gjasa që të vlerësoni të tashmen dhe të jeni optimistë për të ardhmen. E kaluara, nëse ka qenë e vështirë ju ka bërë akoma edhe më të fortë. Nëse keni ardhur nga një vend jo shumë i mirë, thjesht mendoni se ju nuk i përkisni më atij vendi.

Ushqimet që konsumoni

Miqtë tuaj mund t’ju paragjykojnë sa herë ju konsumoni diçka jo shumë të këndshme. Mirëpo, nuk duhet ta turpëroni veten për kënaqësinë në ushqim për sa kohë që kujdeseni për shëndetin tuaj. Ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë.

MUND TË JU PËLQEJNË