Liqeni i Dukagjinit është përherë destinacioni ideal për të kaluar një apo disa ditë të bukura e të pa harruara.
Liqeni i Dukagjinit është një vend që për shumë vite tërheq numër mjaftë të madh të vizitorëve.
Për ta pasur atë “në pëllëmbë të dorës” dhe për ta soditur me kënaqësinë më të madhe, ju mundëson ekskluzivisht “Hotel&Restaurant liqeni i Dukagjinit”’.
Ky hotel i bukur, i ndërtuar në një pikë të lakmueshme, i aderuar me shije, komod dhe me një staf tejet korrekt, mirëpret përditë një numër të madh vizitoresh
“Liqeni i Dukagjinit” vizitohet nga klient shqiptar dhe të huaj dhe thuajse te gjithë mbesin me përshtypjet më të mira, duke filluar nga pritja, ushqimi, komoditeti i dhomave dhe sigurisht pozicionimi e pamja nga liqeni që ofrojnë dhomat.
Përpos rezervimeve apo dëshirës së klientëve për të festuar në ambientet e restorantit, organizohen edhe ahengje , fejesa , ditëlindje e mbrëmje festive vërtet të detajuara në dekor, muzikë dhe ushqim .
Vetëm te Restaurant Liqeni i Dukagjinit njëra anë Liqeni i Radoniqit dhe nga ana tjetër hapësira e gjelbër, kjo e bën “Liqenin e Dukagjinit” një nga restorantet me pozicionin më të mirë në rajon dhe më gjerë!
Hotel & Restaurant “Liqeni i Dukagjinit” karakterizohet me pritje te ngrohtë dhe miqësore duke ju bërë në ketë mënyrë të ndjeheni si në shtëpinë tuaj
Ndërsa kur flasim për restorantin e këtij hoteli flasim për sinonimin e kualitetit, shijes dhe ekselencës sa I përket standardit të restoranteve në Kosove .
Në Restorantin e Liqeni Dukagjinit, ju keni mundësinë të shijoni menynë e pasur dhe shumëllojshmërinë e ushqimit te detit , lloje te ndryshme te misherave e deri tek ato tradicionalet, të cilat servohen me shumë elegancë që janë kombinuar me interierin dhe dekorin e kuzhinës, që reflektojnë origjinalitetin e një restoranti të zbukuruar përtej imagjinatës suaj.
Stafi i Liqeni i Dukagjinit sigurohet që nga fillimi që ushqimi juaj të shërbehet i shëndetshëm dhe tërësisht natyral në tavolinë!
Hoteli ka një pamje të mahnitshme i cili ofron ndjenjën e rehatisë dhe qetësisë,vendi ideal për të shijuar ajrin e pastër me pamje mahnitëse të liqenit të dukagjinit.
Përjetoni magjinë e akomodimit , ushqimit cilësor dhe rehatisë, duke vizituar dhe rezervuar edhe përmes platformave online te hotelit në Facebook: Liqeni i Dukagjinit dhe në Instagram: @liqenidukagjinit
apo përmes numrit +383 49 306 800
Mos e humbisni këtë vend në zemër të Kosovës në të cilin do të përjetonit më shumë se një vakt, qëndrim apo shërbim , do të shijonit një eksperiencë.