Vala

Këngëtarja e njohur ka anuluar koncertin e saj në Baltimore, i paraparë për të premten, për shkak të problemeve shëndetësore.

Cardi B po përjeton disa ndërlikime për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë së fundmi në të pasme dhe gjoks.

TMZ ka konfirmuar se mjekët e kanë këshilluar që të qëndrojë në shtëpi pasi trupi ka nevojë të pushojë. Për këtë arsye, reperja do të anulojë për disa kohë koncertet.

Cardi ka qenë e hapur për procedurat kirurgjikale pasi solli në jetë vogëlushen Kulture. Madje para disa javësh, në promovimin e linjës së veshjeve në Los Anxhelos tha se performanca i bën keq për të pasmet, por nuk mund të largohej pa i dhuruar diçka të vogël publikut.

MUND TË JU PËLQEJNË