Hazir Sylë Kelmendi është një nga atdhetarët tanë që nuk kursyen mundin e as jetën për kauzën kombëtare.
Hazir Sylë Kelmendi nga Ruhoti i Pejës, bashkë me shumë atdhetarë të tjerë e përjetoj dhe mbijetoj masakrën e Tivarit, duke qenë pjesmarrës dhe dëshmitar i gjallë i kësaj masakre famëkeqe.
Hazir Sylë Kelmendi do të njihet nga historia si një nga burrat e mëdhenjë të këtij vendi, që regjimi serb e kishte halë në sy për shkak të atdhedashurisë dhe aktivizmit të tij që në moshë të re. Hazir Sylë Kelmendi, vdiq 13 vite më parë duke lënë pas vepren e tij që është krenaria kombëtare dhe e madhe e familjes atdhetare.
Në përvjetorin e vdekjes së patriotit nga Ruhoti i Pejës, atë e përkujtojnë djemtë e tij.
“Sot 13 vite pa më të dashurin, babain tonë të çmuar Hazir Sylë Kelmendi, të mbijetuarin e masakrës së Tivarit 1945 dhe qëndrestarin e vuajtjeve dhe përsekutimeve të qelive famëkeqe nga UDB-ja e Rankoviqit (1956 aksioni i armëve).
Do mbetesh përherë në zemrat dhe kujtimet tona, si një prind meritor, burrë i urtë dhe fisnik, i dashur për të gjithë..
Ishe dhe mbete udhërrëfyes për ne dhe gjeneratat që vijnë! Të falëmi gjithëmonë! Pusho në paqën e pasosur Baci jonë!”. /Kosovarja/