Më kot kontrolloni në fshehtësi jakën e këmishës për të gjetur gjurmë buzëkuqi, sepse tualeti cilësor i kohërave moderne, nuk lë njolla.
Nuk ia vlen as të merrni erë xhaketat apo fustanet, ose të bëni akrobaci për të parë ndonjë mesazh apo reagim telefonate. Tradhtitë mund të jenë dhe në ajër, por ndonjëherë janë të vështira për t’u zbuluar. Mos u shqetësoni, shkenca na ndihmon dhe në këtë sektor, të paktën nëpërmjet studimeve që fusin hundët pa pikë turpi në jetët e tradhtarëve, për të gjetur atë detaj që do zbulojë fajtorin e radhës.
Nëse leximi i Astroliving dhe analiza e sjelljeve të ish-ave nuk kanë sjellë rezultate të mira, dijeni që dikush e ka bërë punën për ju duke krijuar identikitin perfekt për zbulimin e tradhtarit. Si fillim ka qenë ” Indipendent” që ka mbledhur të dhënat e një faqe interneti për takime, duke krijuar listën e profesioneve më të prirura për tradhti.
Sipas të dhënave të mbledhura, profesionet që kanë më shumë prirje për dashuriçka në zyrë, janë si vijon të radhitura sipas klasifikimit: sipërmarrës, mjek, profesionist i lirë, agjent tregtar, nëpunës civil, polic, avokat dhe arkitekt. Hulumtimit nuk i shpëtojnë as gratë që në tre vendet më të nxehta janë sekretare, profesionistet të lira dhe tregtare. Gjëja që bie në sy menjëherë është binomi sipërmarrës-sekretare që në fund nuk është një lidhje krejt klishe apo një dashuri platonike. Mbetet vetëm të zbulojmë kriteret me të cilat është zhvilluar kërkimi, ndërkohë ju që u fiksuat, mos harroni që ka dhe persona që nuk tradhtojnë.