Vala

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Skenderaj i cili ndodhi sot rreth orës 11:25 minuta.

Lajmi është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë Rajonale të Mitrovicës, i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një një veturë.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në ora 11:25, në rrugën ‘Azem Bejta’ në Skenderaj, në aksident ishin të përfshira një kamionetë dhe një veturë, ndërsa si pasoj e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës- më pas janë liruar”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.

Sipas Zahitit, shkaktar i aksidentin dyshiohet të jetë shoferi i kamionetës.

“Nga hetimet e para në vendit të ngjarjes bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë veprimi i drejtuesit të kamionetës i cili merr veprim për kthim gjysmë rrethor pa u siguruar se mund të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë me ç ‘rast ka goditur veturën tjetër”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

MUND TË JU PËLQEJNË