Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, ka thënë se ai nuk do ta kishte problem nëse do të rrënohej objekti i Teatrit Kombëtar në Kosovë, duke e quajtur atë të padenjë dhe të shëmtuar. Këto deklarata të Selimit vijnë pas rrënimit të Teatrit Kombëtar të Tiranës
Selimi ka shkruar në rrjetin Social Twitter se nuk do e kishte problem të rrënohej Teatri Kombëtar i Kosovës, të cilin e ka quajtur të shëmtuar.
“Unë nuk do ta kisha problem fare nëse ndonjë kryetar i Komunës së Prishtinës, do të rrënonte objektin e shëmtuar dhe të padenjë të Teatrit Kombëtar (i cili vetë ishte ndërtuar në vitet 1960 në vendin e një xhamie të vjetër të rrënuar) për ta zëvendësuar atë me një të ri të dizajnuar nga Bjarke Ingels ose Rem Koolhas”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Teatri Kombëtar i Tiranës u rrënua në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rrënimi i Teatrit Kombëtar të Tiranës ka filluar në orët e para të mëngjesit të asotëm.
Qytetarët atje kanë protestuar për rrënimin e teatrit.
Ndërkohë forca të shtuara të policisë janë parë sot në Tiranë në hapësirën ku ishte Teatri.
I for one wouldn’t mind at all if some mayor of #Prishtina, demolished to the ground the ugly and unworthy building of National Theatre (which itself was build in 1960s on the site of a demolished old mosque) to replace it with a new one designed by @BjarkeIngels or @remkoolhas. pic.twitter.com/Pm6iNXIg1q
— Petrit Selimi (@Petrit) May 17, 2020