Mënyra më e mirë për të pasur një jetë të shëndetshme është duke i parandaluar sëmundjet e ndryshme.

Për t’i parandaluar sëmundjet ne duhet të bëjmë një stil të shëndetshëm të jetesës, të ushqehemi mirë dhe të jemi aktivë fizikisht, transmeton Telegrafi.

Më poshtë e keni një recetë të një pije të shëndetshme e cila është e mbushur me vitamina dhe që ju ndihmon t’i parandaloni shumë sëmundje, por edhe jua rritë disponimin.

Përbërësit:

– 1 mollë

– Spinaq

– 1 pjeshkë

– 1 limon i gjelbër

– 1 rrënjë seleni

– ¼ kastravec i freskët

– Pak ujë

Përgatitja:

Në një blender i vendosni të gjithë përbërësit, bashkë me ujë, dhe i përzieni mirë.

Pasi ta keni përgatitur, pijen duhet ta konsumoni në stomak të zbrazët dhe rekomandohet 30 minuta para aktiviteteve fizike.

MUND TË JU PËLQEJNË