Ai është padiskutim një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë në vendin tonë dhe i thotë gjërat ashtu siç i vijnë, pa u menduar dy herë edhe nëse shkakon shumë polemika. Mbrëmjen e sotme ai pati një debat pas një keqkuptimi me Alketa Vejsiun dhe e gjitha prej një komplimenti që ajo i bëri.

“S’kemi pse të jemi fallco, pse mos jemi të sinqertë”, i tha Roberti, Alketës.

“Unë të bëra një kompliment, po flas shqip jo kinezçe. Mbështetu tek e mira, mos shiko busull publikun”, ia ktheu Alketa.

“Alketa ke pasqyrën përpara më duket po flet për veten”, i tha Roberti.

“Nuk u morëm vesh, ishte moment konfuz”, u shpreh Alketa për të mbyllur debatin, por Valbona ndërhyri dhe tha: “Alketa mos ju fut lojës së Bertit se kemi një spektakël për të bërë.

“O Valbona nuk i futem lojës së Robertit unë jo”, ia ktheu moderatorja. “Robert na fëlliqe, tani t’i japim situatës ngjyrat e kërcimit”, përfundoi Alketa.

MUND TË JU PËLQEJNË