Vala

E gjithë familja e këngëtares së njohur po vazhdojnë suksese të njëpasnjëshme.

Sidomos vajzat e saj, përpos që janë shembull për anën e karrierës ato njihen edhe për stilin e veçantë që kanë, shkruan “Kosovarja”.

Kur është fjala për vajzën e madhe, të gjithë e njohin për duar e arta që i ka, duke ndryshur pamjen fizike të personave që rregullohen tek ajo.

Edhe pse me angazhime të shumta, ajo nuk i ndal postimet në rrejtin privat Instagram.

Në foton e publikuar së fundmi Njomza pozon direkt nga salloni i saj, teksa në prapavijë shihet fotografia e madhe e Shyhretit.

Dashurinë e madhe për nënën ajo e shpreh edhe në këtë mënyrë, që ta ketë afër fytyrën e saj çdo moment. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË