Armina ka zbuluar detaje nga dasma ndërsa u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka hedhur poshtë fjalët se po bën një dasmë për arsye sepse është në pritje të një fëmije.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.
Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- tha ajo.